Basha: Shqipëria, e fundit në Evropë për investimet në kërkim dhe zhvillim

Lulzim Basha
09:40 | 16 Mars 2021
A. B.

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama, siç e quan ai, teksa na ndajnë edhe 39 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në “Instastory”, Basha shprehet se vendi ynë, renditet i fundit në Evropë sa i përket investimeve në kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera të Evropës.

“39 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si renditet Shqipëria për investimet në kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera të Evropës? Përgjigja: E fundit në Evropë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme