Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një ndërhyrje në emisionin Opinion në Tv Klan ka deklaruar se në 18 Dhjetor do të marrë fund beteja e Sali Berishës, të cilën ai e quan personale kundër SHBA-së.
Basha u shpreh se shpifjet, sajesat dhe mashtrimet e Sali Berishës do marrin fund në datën 18 Dhjeotr dhe mohoi se do të ketë një ndarje të paritsë.
Ka një ide, e cila nuk është irracionale se për të ruajtur PD-në të largoheni ju dhe Berisha. Ti jepni mundësi një figure të re që të ta çojë partinë në fitore…
Lulzim Basha nuk është njeri konfliktual, është njeri i arsyes. Nuk ka konflikt, ka luftë të një njeriu që do t’i mbivendoset çdo demokrati, që do t’i tërheqë zvarrë me vargonj. E vetmja gjë që kam pasur në dorë është të merrja vendimet e tyre, e kam marrë vendimin e duhur.
Ju nuk tërhiqeni?
Unë nuk tërhiqem nga beteja për demokratët dhe demokracinë. Beteja e Sali Berishës është me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gënjeshtrat, stisjet, tollovitë, mashtrimet e tij do të marrin fund në 18 Dhjetor. Në 11 Dhjetor nuk do të ndodhë asgjë./tvklan.al
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!