Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar shpalljen e menjëhershme të emergjencës civile, pas përmbytjeve të shumta të shkaktuar ditët e fundit në Shkodër, si pasojë e reshjeve të shiut.
Duke theksuar se qindra familje janë nën ujë dhe të izoluar, Basha thotë se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë është të ndërhyhet sa më shpejtë.
Po ashtu, kreu i PD-së ka hedhur akuza të forta nda qeverisë se banorët po lihen në mëshirë të fatit, ndërsa shton se çdo orë e humbur rrezikon jetë njerëzish dhe mund të sjellë pasoja të pariparueshme.
“Gjendja në Shkodër po përkeqësohet nga ora në orë. Qindra familje janë të izoluara nga uji. Dhjetëra prej tyre janë evakuuar vetëm orët e fundit.
Shkarkimet e ujit nga KESH vazhdojnë në nivele të larta. Sipërfaqja e përmbytur është dyfishuar brenda dy ditësh.
Deri tani kryeministri dhe vartësit e tij kanë injoruar kërkesën e përsëritur të kryetares së Bashkisë, këshillit bashkiak, kryetares së Qarkut dhe deputetëve demokratë, për të shpallur emergjencën.
Në këto kushte kjo nuk është vetëm e papërgjegjshme por KRIMINALE!
I bëj thirrje shtabit të emergjencës ti kërkojë zyrtarisht qeverisë shpalljen e emergjencës. Çdo orë e humbur rrezikon jetë njerëzish dhe mund të sjellë pasoja të pariparueshme. Paralajmëroj çdo zyrtar që refuzon të marrë përgjegjësitë, se do të përballet me pasojat më të forta ligjore dhe penale.”, -shkruan Basha.
Po ashtu, ditën e sotme edhe kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka kërkuar të njëjtën gjë, atë të shpalljes së emergjencave civile të pjesshme, dmth vetëm për Shkodrën.
Madje, ai ka shkuar edhe më tej, duke theksuar se duhet të hetohen nga prokuroria investimet që janë bërë në këtë qark, pasi sipas tij, po ndihmojnë në shtrirjen e zonave të përmbytura.
Si pasojë e reshjeve të shtuara ditët e fundit, KESH ka qenë e detyruar që të hapë portat e hidrocentraleve, çka ka sjellë edhe përmbytje të Shkodër.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...