Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës. Teksa gazetari Blendi Fevziu ishte duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e një qytetari.
Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij ta thotë në mes të emisionit problemin tij personale, kjo pa miratimin e gazetarit.
Por gazetari Blendi Fevziu e ka kundështuar këtë duke e quajtur jo normale. Fevziu e ka kundërshtuar këtë ndërhyrje duke thënë se ky nuk është miting dhe ai nuk mund ta lejoj këtë në emisionin e tij. Më tej Fevziu ka thënë se kjo nuk do të ndodh dhe ai do të mbyll emisionin.
“Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emisioni, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Zoti Basha ju për përefritoni nga media, po shpërdoroni median. Zoti Basha ky është shpërdorim”, i ka thënë Blendi Fevziu kreu të PDsë Lulzim Basha./opinion.al
DEBATI
Basha: Leonardo hajde këtu!
Fevziu: Jo këtë s’e lejoj.
Basha: Të lutem më lejo.
Fevziu: Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj
Basha: Por dy minuta ore sa të thotë diçka
Fevziu: “Nuk mund të bëj miting në një emision television. Ky është shpërdorim i medias.”
Basha: Qytetarë do jeni pjesë e përmbysjes popullore!
Fevziu: Unë nuk erdha të bëj miting në studion e emisionit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...