Google ADS

Basha: S’do të lejoj askënd ta mbajë peng PD-në

09:54 | 16 Nëntor 2021
A. B.

Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, në Shqipëri, Lulzim Basha ka thënë se Kuvendi Kombëtar i kësaj partie do të mbahet më 18 dhjetor, ndërsa theksoi se nuk do lejojë askënd që ta marrë peng PD-në.

“Kuvendi do të mbahet më 18 dhjetor dhe jam krenar për vendimin e kryesisë pas 6 orësh diskutime. Dua t’i falënderoj të gjithë pavarësisht prej vendimeve dhe votës së tyre për përkushtimin dhe legjitimimin e plotë të besimit që i kanë dhënë demokratët. E sigurtë është që nuk do të lejoj askënd ta mbajë PD-në peng”, ka thënë Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme