Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e kryesisë duke e cilësuar dënimin e Ervin Salianjit, si dënim politik.
Ai gjithashtu foli edhe për ligjin që u miratua mbrëmë ‘antishpifje’, duke thënë se Rama kërkon t’u mbyllë mediave gojën.
Basha: Gjendja ekonomike dhe kriza politike është rënduar pas dështimit të qeverisë për të menaxhuar pasojat e tërmetit dhe përpjekja kriminale për të mbyllur gojen mediave.
Rama kërkon t’u mbyllë gojën mediave, duke i bërë presion kujdo që hedh dritë mbi abuzimin dhe korrupsionin.
Qëllimi i Edi Ramës është mbyllja e gojës së opozitës për faktin e vetëm se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e këtij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive.
Ervin Salianji mori dënim politik, sepse denoncoi përfshirjen në trafik droge të Ministrie të Brendshëm.
Dënimi i Salianjit tregon se si po e përdor Rama drejtësinë. Tahiri, që kanabizoi Shqipërinë me Ramën, dënohet punë në shërbim të komunitetit, Salianji që denoncoi trafikun e drogës, dënohet me burg.
Edi Rama zgjati gjendjen e emergjencës jo për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, por për të justifikuar mungesën e vullnetit të tij për të plotësuar kushtet e vendosura nga Bundestagu, pa të cilat Shqipëria nuk avancon dot në rrugën e integrimit./TCH
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...