Basha: Sa më gjatë Rama në qeveri, aq më keq për shqiptarët!

18:36 | 8 Gusht 2018
Arbresh Info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot për situatën ekonomike në vend.

Në një mesazh në Twitter, Basha shprehet se si pasojë e keqqeverisjes, bizneset po falimentojnë dhe ekonomia po përkeqësohet çdo ditë.

Basha deklaron se sa më gjatë të rrijë Edi Rama në qeveri, aq më keq është për shqiptarët.

” Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”,- shprehet Lulzim Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme