Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha vazhdoi takimet me qytetarët në zonën e Maliti, ku u tregoi për zgjidhjet, që sipas tij, vijnë nga plani ekonomik i opozitës.
Basha u takua me pensionistë dhe u tha se me planin e tij, rritja e pensioneve do të nisë brenda vitit dhe deri në fund të mandatit të parë, nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë.
Basha u takua edhe me sipërmarrës, që njohën kreun e opozitës me vështirësitë që hasin. Basha u premtoi se plani i PD-së do të ndezë motorin e ekonomisë, do të sjellë rritje të konsumit, rritje të prodhimit dhe futjen e parasë në qarkullim, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.
“Një plan I kombinuar që sjell zhvillim, vende pune, dhe mbështetje për të pamundurit, për të rinjtë dhe pensionistët”, tha Basha.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...