Basha: Republika jonë e re do të jetë republika e dinjitetit të njerëzve

21:52 | 16 Mars 2017
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha ka theksuar se sonte në Sheshin e Lirisë, ishin jetimët, të verbëritë, paraplegjikët dhe qytetarë të tjerë më aftësi të kufizuara.

“Kadri Aliaj, Ali Muka, Sajmir Rrahmani, Vilson Hoxha e të tjerë ngritën zërin për padrejtësinë që iu është bërë gjatë katër viteve të fundit: mungesën e mbështetjes financiare dhe sociale, përjashtimin nga shërbime shtetërore dhe heqjen e asistencës për qindra e mijëra qytetarë të kësaj kategorie:, tha Basha.

Ai vlerësoi se vetëm një qeverisje që del nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund të jetë e drejtë dhe e ndershme me të gjithë qytetarët e saj.

“Republika jonë e re do të jetë republika e dinjitetit të njerëzve, e cila do t’u japë vëmendje dhe mbështetje të veçantë njerëzve më të pambrojtur dhe që kanë më shumë nevojë për mbështetjen shoqërore”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme