Google ADS

Basha reagon ndaj Ramës: I zhytur në krim, s’ka ndjeshmëri prindërore për vajzën e përdhunuar

13:27 | 29 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish Edi Ramën, pas deklaratës së këtij të fundit mbi rastin e dhunës ndaj vajzës në Fushë Krujë.

Basha shkruan në “Twitter” se Rama “është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar”.

Kreu i PD thotë më tej se krimi shtetëror është projekti personal i Ramës.

“Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP!

Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka.

Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi”, shkruan Basha në “Twitter”./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme