Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se sot i është dyfishuar dhimbja e një nate më parë nga vendimi i vështirë, në momentin kur ka dëgjuar akuzat e Sali Berishës për një marrëveshje të fshehtë me Ramën.
Basha tha se koha është ilaçi më i mirë, duke theksuar se PD nuk ka rrugë tjetër.
“Unë marr përgjegjësi të plotë për çdo betejë timen. Për sukseset e kësaj beteje. Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr. Berishës, për të cilin kam shprehur konsideratë mbrëmë dhe nuk i lëviz asnjë presje.Dhimbja është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë për t’u përqendruar në qëllimin kryesor për largimin e këtij regjimi. Tezat e kundërshtarit të vetëm Edi Rama i kam dëgjuar nga goja e tij. PD nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar t’i prijë kësaj beteje për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh ai.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...