Basha – Ramës: Do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruevskit

19:07 | 12 Maj 2019
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së mbajtur në daljen për mediat, pasditen e sotme, i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama, se nëse do të kalonte caqet gjatë protestës së ditës së Hënë, në rastin më të mirë do të përfundonte si Nikolla Gruevski.

“Mos bëj të fortin, mos kalo caqet, harroje se do të marrësh e do të mbash pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruevskit”, deklaroi Basha.

Sipas Kryedemokratit, Edi Rama kontrollon në mënyrë absolute pushtetin. Ai kapur sistemin e drejtësisë duke shkatërruar Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Basha në fjalën e tij tha se Kryeministri ka kapur dhe prokurorinë, kjo, sipas tij, për arsyen e thjeshtë se, Edi Rama ka ardhur në pushtet bashkë me krimin e organizuar.

“Edi Rama ndërtoi një perandori të krimit dhe e shndërroi Shqipërinë në eksportuesin më të madh të drogës në vitin 2016”, tha Basha./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme