Lulzim Basha thotë se Edi Rama dhe Erion Veliaj do të japin llogari përpara drejtësisë për aferat kriminale, sikurse shprehet kryetari i Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij me banorë protestues të zonës së Astirit në kryeqytet, Basha u shpreh se vendi i Kryeministrit dhe kryebashkiakut është në qelinë 313 dhe nuk do t’i lejojnë që të arratisen nga vendi.
Dhe sipas Bashës, kjo do të ndodhë duke filluar nga 16 Shkurti, datë kur është paralajmëruar se do të nisin protestat e opozitës.
“Prokuroria që fle gjumë mbi dosjet e krimit duhet të nisë sot hetimin edhe për shumat e mëdha të parave të krimit, që sipas burimeve të sigurta mediatike, Erion Veliaj do të shpenzojë për të blerë vota në këshillin bashkiak për të vjedhur pasuritë e qytetarëve shqiptarë, për të vjedhur pasuritë publike të Tiranës dhe për të dhënë të tjera skema korruptive, siç është zhvendosja e lumit të Lanës tani me policinë bashkiake.
Por i garantoj, as infiltrimi sistemit të drejtësisë me bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, as shantazhimi i organeve të reja të drejtësisë nuk ka për t’i shpëtuar këta njerëz që janë bërë urë dhe mburojë për Edi Ramën, për Erion Veliajn dhe politikanë të tjerë të korruptuar e të lidhur me krimin do të ikin me turp dhe me vrap nga bashkimi dhe mllefi popullor i 16 Shkurtit.
Drejtësia do të pastrohet, dhe rinia e Astirit mbani vesh, as Edi Rama dhe as Erion Veliaj nuk kanë për të shkuar në asnjë vend tjetër, përveç se në burgun 313 aty ku çuan me të padrejtë fëmijë 13-vjeçarë dhe nëna shtatzëna, nuk do t’i lejojmë të arratisen nga Shqipëria, por do të japin përgjegjësi përpara drejtësisë. Kjo është rruga europiane, ky është modeli europian”, tha Lulzim Basha. /tvklan.al
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...