Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha deklaroi në Parlament se kryeministri Edi Rama është vetofruar për të sjellë në Shqipëri 600 mijë sirianë me shpresën që Evropa t’i harrojë drogën.
“Po merr sirianë që t’i harrojë Evropa drogën dhe korrupsionin e qeverisë së tij”, deklaroi Basha, i cili nuk e lëshoi foltoren e Kuvendit.
Të mërkurën, një deklaratë e zv/ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj, për televizionin gjerman ZDF, në lidhje me kapacitetet e Shqipërisë për të pritur emigrantët, u kthye në temë debati në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ku opozita akuzoi qeverinë se do të sjellë në Shqipëri 600 mijë refugjatë sirianë.
“Shqipëria do të kthehet në një vend ku do të mblidhen terroristë pikë së pari. Është trafik qeniesh njerëzore që po përgatit Edi Rama. Do të kesh mall që të shohësh shumicë shqiptare. Shumica do të jenë pakistanezë, irakianë, iranianë dhe sirianë. Shqiptarët do të kthehen në pakicë. Nuk do të ketë vend më për shqiptarët”, tha deputeti demokrat Flamur Noka, raporton Tch.
Ndërsa socialistja Elona Gjebrea deklaroi: “Në mënyrë absolute nuk duhet të krijojmë panik për situata që nuk ekzistojnë dhe për situata për të cilat Këshilli i Ministrave është shprehur qartë. Bëhet fjalë që të përgatitemi për kapacitetet që kemi. Nuk do të presim 600 mijë”.
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...