Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkruan se numri i të infektuarve me COVID po thyen çdo rekord dhe qindra njerëz kanë humbur jetën.
Në një postim në mediat sociale, Basha shprehet se Edi Rama në vend që të marrë masa po vazhdon të paguajë klientët e tij e të sulmojë opozitën.
“Numri i të infektuarve me Covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxori faktet”, shkruan Basha.
Më tej kreu i opozitës shprehet se Rama e ka humbur kontrollin e pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetit të qytetarëve.
“Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Pasi shkatërroi ekonominë, tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin”, përfundon reagimin kreu i PD.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...