Basha: Rama e ka mendjen t’i bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij

20:07 | 16 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me emërimin nga kryeministri Rama si ministër të Brendshëm Blendi Çuçin.

Basha përmes një shkrimi në facebook shkruan se, familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, ndërsa Rama e ka mendjen t’i bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij.

“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”.

Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të…

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, December 16, 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme