Google ADS

Basha: Rama e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme për fëmijët tanë

01:05 | 26 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Fjalë përmbyllëse e Ramës për mandatin e dytë qeverises dhe premtimet për mandatin e ri, kanë sjellë reagimin e shpejtë të kryedemokratit Basha.

Nëpërmjet një statusi në twitter, lideri i opozites, se ato që tha Rama janë vetëm përsëritje e mashtrimeve të vjetra.

Basha numëroi ato që sipas tij janë dështimet e kësaj qeverie, krimi, varfëria dhe situate e rëndë nga pandemia.

Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra. Plehrat digjen në kriza mjedisore të stisura për të çuar taksat e qytetarëve te mafia e inceneratorëve, krimi gëlon prej ortakërisë me pushtetin, korrupsioni që ka kapur shtetin është i përhapur në cdo qelizë të qeverisë, varfëron dhe largon shqiptarët, të braktisur edhe në kohë pandemie me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë dhe paketat më të vogla ekonomike në kontinent, integrimi në të cilin mbahet peng nga dështimet e njëpasnjëshme. Ky është bilanci real i një regjimi që masakron zgjedhjet vetëm për të vjedhur familjet shqiptare. Autorët e tij duhet të ishin përpara drejtësisë për atë që u kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 8 vite, jo duke përrallosur për arritje imagjinare.

Partia Demokratike, shtoi Basha, është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve.

Sipas kryedemokratit, asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme për fëmijët tanë./vp

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme