Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sërish këtë mëngjes kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se ka humbur kontrollin mbi pandeminë.
Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën ballafaqon deklaratën e kryeministrit i cili tha pak javë më parë se strategjinë vjeshtë-dimër e kanë hartuar që në qershor dhe nga ana tjetër në video janë rrëfimet e qytetarëve për kushtet në spitalet Covid.
“Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare.?”, ka shkruar Basha në facebook.
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt