Google ADS

Basha: Qytetarët vendosin se sa zgjat protesta

16:09 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

“Protesta do të nisë në orën 12:00 e do të zgjasë aq sa të vendosin qytetarët”.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj policisë, që më parë kishte njoftuar se protesta përfundonte në orën 16:00.

“Policisë i them që të mos bjerë pre’ e manipulimeve politike, të mos provokojë sepse do të përballet me pasojat”, deklaroi Basha.

“Por, jam i bindur që nesër do të jetë një festë e madhe demokracie”, shtoi kreu i PD-së.

Uniformat blu kishin caktuar orën 16:00 si përfundimin e protestës, por Top Channel ka mësuar se në kërkesën e saj drejtuar policisë, Partia Demokratike e ka lënë të papërcaktuar orarin e përfundimit të tubimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme