Kryetari i PD-së në Shqipëri e quan drejtësi të plotë vendimin e sotëm të gjykatës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt.
Me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, thotë Basha, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anullojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës dhe shton se detyra e qeverisë është të ushtrojë presion ndaj Beogradit.
“Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik”, ka thënë Basha.
Sipas tij, me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anulojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës.
“Po kështu është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga prakrika e turpshme, e padrejte dhe provokative e urdhër arresteve te tilla në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më”, ka thënë ai, shkruan Ora News.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend