Në një letër personale që zv.kryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung i dërgoi kryetarit të PD-së Lulzim Basha shprehet shqetësimin se zgjedhjet e 18 Qershorit mund të falsifikohen si pasojë e blerjes së votave, por ai e cilëson rrugë të gabuar zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes bojkotit të parlamentit dhe mos regjistrimit në zgjedhjet parlamentare.Këtij qëndrimi i është përgjigjur kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një interviste për “Opinion”.
Basha thotë se opozita është detyruar të bojkotojë dhe se nuk e ka për dëshirë të saj.“Shqetësimi për bojkotin parlamentar dhe mosregjistrimi në zgjedhje është shqetësimi i miqve që duan që kjo të kalojë me sa më pak kosto për Shqipërinë. Unë e mirëkuptoj këtë shqetësim por dua të përsëris për qytetarët shqiptarë, siç ju kam thënë miqve që kam informuar në Uashington dhe që do të informoj edhe në qendrat e tjera të politikbërjes në Europë, që kjo nuk është dëshira jonë, nuk është zgjedhja jonë.
Jemi të detyruar drejt kësaj mase ekstreme, për të detyruar qeverinë të mos shkatërrojë tullën e fundit të demokracisë dhe stabilitetit, të bashkëjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kemi dhënë një zgjidhje të ndershme për të gjitha palët, në momentin që kjo zgjidhje ekzekutohet, Partia Demokratike dhe aleatët do ti japin fund bojkotit në Parlament dhe do të marrim pjesë në procesin zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, me qeveri teknike” – thotë Basha.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...