Basha-protestuesve: Thyeni xhamat, ngrihuni! T’i tërheqim zvarrë!

13:04 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Protesta e Partisë Demokratike në sheshin përpara Kryeministrisë, vijon sot në ditën e saj të shtatë.

Nga çadra e protestuesve, kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me komunitetin e biznesit.

Në fjalën e tij, Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë, duke përsëritur edhe një herë kërkesën e tij që SHBA t’i heqë vizën amerikane Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.

Basha ka shkuar edhe më tej kur ka paralajmëruar qeverinë se protestuesit jo vetëm që nuk do të largohen, por edhe do ta largojnë Kryeministrin Rama, qoftë edhe me dhunë nëse është e nevojshme.

“Do të vijë ora që do t’i marrim zvarrë në këtë shhesh. Vala e ardhshme do t’i fshijë nga zyrat. Gjeni vrimë miu të futeti nga zemërata. Nuk do të qëndrojmë si dele, do të luftojmë deri në fund. Ngrihuni, protestoni, reagoni! Thyeni xhamat, shponi gomat!” u bëri thirrje Basha protestuesve.

Më tej ai u ndal në situatën ekonomike, ku tha se kryeministri u shpërndan pasurinë e shqiptarëve vetëm 4-5 njerëzve pranë tij.

“E ka shkatërruar me gjoba abuzive, e ka shkatërruar me ushtrinë e taksidarëve dhe inspektorëve që janë aty për të mbushur xhepat e tyre dhe të shefave të tyre. E ka kthyer Shqipërinë në mjedisin më të zymtë në Ballkan. Biznesi këtë e di shumë mirë. Prandaj nuk ka vende të reja puna. Investimet e huaja preferojnë çdo vend tjetër në Ballkan përveç Shqipërisë, sepse këtu është më e vështirë për të marrë një kredi apo të zgjerosh një biznes. Në Shqipëri ecin përpara vetëm 4-5 kodoshë biznesmenë që populli u thotë oligarkë, të cilët nga zyra e Edi Ramës marrin çdo ditë, thelat e mishit që është buka e gojës që u hiqet shqiptarëve. 4 ose 5 oligarkë thërret Edi Rama për çdo koncesion dhe pasuri kombëtare dhe së bashku ndajnë thelat e pushtetit dhe pasuritë e shqiptarëve, ndërkohë që vendi zhytet në mjerim. Çdo kush tjetër konsiderohet si armik.” tha Basha

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme