Basha: Protesta jetike, s’ka paqe pa larguar Ramën

14:20 | 16 Mars 2019
Arbresh.info

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestën e shoqeruar me incidente.

Për News24, Basha tha se policia po provokon protestuesit duke hedhur gazi lotsjellës dhe ujë.

I pyetur për akuzat se opozita kërkon destabilizimin e vendit, kryedemokrati tha se tashmë Shqipëria është e destabilizuar nga krimi dhe nuk do ketë paqe pa larguar Ramën.

“Kjo protestë është jetike. Shqipërinë e ka destabilizuar krimi dhe qeveria që vjedh paratë e shqiptarëve. Shqipërinë e destabilizojnë kriminelët. Pa larguar Edi Ramën, Shqipëria nuk do gjejë paqe. Policia e Lleshajt i shërben krimit. Shqipëria është destabilizuar nga krimi dhe ne do i japim fund kësaj. Rama ka ardhur në Parlament me ndihmën e kriminaleve. Policia po provokon protestuesit”- tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme