Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në studion e Opinion është shprehur se protesta e 27 janarit nuk do të bëhet për partitë.
‘Protesta nuk bëhet për partitë. Nuk bëhet as për PD dhe besoj se të njëjtin qëndrim ka edhe LSi e cila flet për vete. Nuk bëhet as për aleatët tanë. Nuk bëhet për partitë politike. bëhet për njerëzit kjo protestë.
Opozita ka detyrat dhe hapësirat e saj. Në një demokraci funksionale, ka parlamentin, komisionet parlamentare, ka komisionet hetimore parlamentare, ka interpelancat, i drejtohet Prokurorisë, gjykatave për të zgjidhur problemet e krimit dhe korrupsionit. Opozita ka po kështu institucionin e zgjedhjeve dhe qytetarët vendosin.
Po çfarë ka ndodhur në këtë vend?! Të gjitha këto institucione kanë rënë dhe ai i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve dhe me këtë institucion të rënë nuk mund të ketë parlament prandaj shikoni është shfaqe të shëmtuar ju aty.
Por kjo në fund të fundit është pjesë e një marrëdhënie mes partive politike. Ne do ti drejtohemi qytetarëve e do tu themi mos shikoni propagandën, a janë taksat më të larta?! Mos dëgjoni propagandën. A janë çmimet më të larta?! Mos dëgjoni propagandën. A ka më shumë krim?! Mos dëgjoni propagandën. A ka më shumë drogë afër shkollave të fëmijëve tuaj?!
A ka apo jo ilaçe për të sëmurët?! A keni apo jo vende pune?! A jeni të kënaqur me drejtësinë që e merr Qamil Zelën për 32 mijë lekë të vjetra, e plas në burg dhe e çon drejt vetëvrasjes ndërsa Beso i Taivanit me Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn pohon pa i u trembur syri në studion tënde që nuk ka paguar 1.7 milionë euro energjie’, tha Basha./lajmiifundit/
Veliaj uron qytetarët për festat: E nisim vitin 2025 si Krye...
Momenti kur shefi i linjës ajrore përkulet në shenjë falje p...
Trepça arrin marrëveshje me Kristi Kote
Marrëdhënia e Drilonit me Sarën nxit debate në shtëpi
Meksikë/ Forcat e sigurisë kanë ndaluar 475,000 emigrantë il...
Ujësjellësi në Prizren njofton për rritjen e nivelit të ujit...