Kryetari demokrat, Lulzim Basha deklaroi sot se kur të vijë në qeveri do të rrisë pensionet. Ai premtoi se nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë.
“Bashkohuni me ne, bashkohuni me këtë shumicë, bashkohuni me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, se sot jemi shumicë morale dhe politike. Prandaj, rritja e pensioneve do të fillojë menjëherë. Pensione nën 250 mijë lekë në muaj në krye të 4 vjetëve nuk do të ketë”, tha Basha.
Lideri demokrat mori shembull prindërit e tij, të cilët nëse nuk do të kishin ndihmë financiare nga ai, do ta kishin të pamundur të përballonin jetesën.
“Unë nisem nga prindërit e mi, të cilët kanë punuar gjithë jetën dhe po të mos kenë ndihmë nga unë, pensioni s’u mjafton as për ilaçet dhe energjinë elektrike. Gjithë jetën nëna ime mësuese, hiq faturën e ilaçeve, s’u ngelet as 5 mijë lekë në ditë për muajin.
Po jua them se e di fare mirë këtë situatë. Dhe të mendosh se prindërit e mi nuk kanë pensione të ulëta. Po ata që marrin vetëm 70, 80 apo 90 mijë lekë pension, me çfarë jetojnë? E çan kokën ky (Rama) me çfarë jetojnë ata? Ky një shishe verë e blen sa dy pensione”, deklaroi kryedemokrati.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...