Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur këtë të martë në Tiranë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti.
Basha e vlerësoi atë për qëndrimin ndaj kauzës së drejtë të studentëve e pedagogëve në Shqipëri, por edhe protestës së tyre.
Basha dhe Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog, transmeton top channel.
Kreu i opozitës shqiptare dhe udhëheqësi i Vetëvendosjes shprehën vendosmërinë për t’u qëndruar vlerave dhe standardeve perëndimore, si e vetmja garanci në mbrojtje të interesit më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...