Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur të premten në “Çadrën e Lirisë”, deklaroi se presidenti i Republikës nuk është as i PD-së, as i PS-së as i LSI-së, ai është dhe duhet të jetë presidenti i popullit.
Në fjalën e tij ndër të tjera, kryetari i PD-së e vendosi theksin te zgjedhja e presidentit dhe u shpreh se, “presidenti i Republikës nuk është as i PD-së, as i PS-së as i LSI-së dhe i asnjë partie”.
“Ai është dhe duhet të jetë presidenti i popullit. Ndaj propozimi ynë është ta zgjedhim presidentin nga populli. Qëllimi më i rëndësishëm në projektin e Republikës së Re është kalimi i pushtetit tek qytetarët. Zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli i kthen pushtetin popullit dhe e bën Presidentin përgjegjës para popullit dhe jo partive politike”, ka thënë Basha.
Sipas tij, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund t’i hapin rrugën Republikës së Re.
“Duke qenë se zgjedhja e presidentit po shtrohet në tavolinë, e meqenëse po kërkohet kontributi ynë, ne kemi vetëm një zgjidhje për çështjen e presidentit të Republikës: të ndryshojmë Kushtetutën që presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli shqiptar”, u shpreh Basha.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...