Google ADS

Basha: Presidenti është pjesë e pazarit

16:57 | 29 Prill 2017
Arbresh.info

Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për zgjedhjen e Ilir Metës si Presidenti i ri i Shqipërisë, që do të pasojë më 24 korrik Presidentin Nishani.

“Pazari për të zgjedhur presidentin nuk është demokraci e vërtetë. E dua demokracinë thotë presidenti I sapozgjedhur dhe ja po e shijoj demokracinë. Por kjo nuk është demokracia e vërtetë. Pazari mbi shishet e verës që kushtojnë më shumë se pensionet e një qyteti të vogël, për të zgjedhur presidentin nuk është demokraci e vërtetë. Është thjesht dhe vetëm kapitulli i fundit i pazarit politik të republikës së vjetër, mekanizmit që ka mbajtur në këmbë e ka ushqyer tash 4 vite këtë komplot ekonomik. Ky është akti i fundit i teatrit me kukulla, i pazarit politik i modelit që mbajti në këmbë politikën e vjetër”, tha kreu i PD-së

Basha iu përgjigj deklaratës së Kryeministrit Rama një ditë më parë, kur tha se Ilir Meta është presidenti më afër PD sesa partive të tjera.

“Republika e vjetër po mbyll turpshëm ekzistencën e saj tashmë të papërballueshme dhe të padurueshme për qytetarët shqiptarë. Ilir meta e di këtë. Edhe Edi Rama edi këtë fare mirë. Ai më kot dhe i dëshpëruar u përpoq të thoshte dje se Ilir Meta është president më afër PD se partive të tjera. Le ti themi sot se për ne PD, dhe për gjithë qytetarët që na besojnë, Ilir Meta është vetëm afër pazarit të peshkut që është qelbur nga koka. Ndaj Edi Rama ta gëzosh t’i atë dhe peshkun e qelbur nga koka”, u shpreh ai.

Ftesës së Ilir Metës për t’u ulur së bashku me Presidentin Nishani, por edhe me faktorë të tjerë në politikë në një tryezë për të gjetur një zgjidhje për krizën, Basha iu përgjigj: “Ftesa ndaj PD dhe ndaj meje dhe presioni ndaj nesh ka vetëm një qëllim: që ne të bëhemi pjesë e këtij pazari. Ne I kemi thënë jo. Unë I them jo dhe do vazhdoj ti them jo”.

Basha tha se demokratët dhe qytetarët kanë 2 mundësi, ose të pajtohen me republikën e vjetër, ose të vazhdojnë qëndresën e tyre për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes qeverisë teknike./Tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme