Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha, ka premtuar se me ardhjen e tij në qeveri do të ngrejë Agjensinë Kombëtare kundër Korrupsionit, të pavarur nga qeveria.
Këtë premtim zoti Basha e ka bërë gjatë një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe Administratën, Johannes Hahn.”Ne jemi të vetëdijshëm se ashtu siç kanë theksuar raportet e fundit si të BE-së dhe SH.B.A.-së, ekziston një shqetësim shumë i lartë në lidhje me korrupsionin. Dhe ne e kemi adresuar kete si ceshtje me rendesi jetike për zhvillimin e vendit. Një nga hapat e parë që po bëjmë është krijimi i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit e cila do të ketë pavarësi nga ekzekutivi dhe roli i së cilës do të jetë të trajtojë problemet e korrupsionit në të gjitha nivelet” tha zoti Basha.
Sipas tij “Sundimi i ligjit, konkurrenca, lufta kundër korrupsionit janë përparësitë tona dhe përmes këtyre përparësive ne do të bëjmë të mundur që investitorët evropianë të kthehen në Shqipëri, të sjellin investimet e tyre këtu”.
Sipas njoftimit nga PD, plani i zotit Bashës mori mbeshtetje të plotë nga komisioneri europian për buxhetin Hahn. Ai është ndalur veçmas në nevojën e uljes së shkallës së papunësisë tek të rinjtë. “Në fokusin tuaj në trajnimin e dyfishtë profesional, është diçka që mund ta mbështes plotësisht me gjithë përvojën që kam nga vendi im, por edhe Gjermania, Zvicra, Austri ku kemi shumë përvojë me këto skema të formimit profesional të dyfishtë për shumë vite. Kjo është arsyeja pse në shumë vende shkalla e papunësisë së të rinjve është mjaft e ulët, sepse të rinjtë kanë mundësi të punojnë edhe gjatë arsimimit të tyre” tha zoti Hahn./RTSH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...