Basha: Pranojmë listat e hapura 100 për qind, me një kusht

23:52 | 24 Korrik 2020
Arbresh.info

Opozita e bashkuar pranon hapjen e listave të hapura 100 për qind në zgjedhjet parlamentare, por i vuri një kusht palëve të tjera politike që në ndryshimet kushtetuese të mos futet heqja e koalicioneve.

“Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100 përqind të listave me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe për pasojë edhe shpërndarja e mandateve të përllogaritet, siç është sot, me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore”.

“Ky propozim do të parashtrohet sot në tryezën e Këshillit Politik dhe është i drejtë për më shumë se një arsye. Së pari sepse nuk mund t’u thuash shqiptarëve “po hap listat dhe pjesën fituese ta zgjedhë prapë partia. P.sh në 34 deputetë të Tiranës i bie që 11 të zjedhë partia dhe 1 apo 2 të zgjedhin qytetarët. Imagjinoni qarqe të tjera si Kukësi, Dibra, Berati, Gjirokatra ku realisht qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare, sepse në ndarjen më optimiste 1/3-ën e zgjedh partia që do të thotë që qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare. Pra, do të kemi qytetarë që arrijnë të votojnë për një deputet në mënyrë preferenciale dhe do të kemi qytetarë që nuk votojnë dot për deputetin në mënyrë preferenciale”.

“Pra, duket qartë që është një mish-mash i gatuar me synimin e vetëm të prishjes së koaliconit opozitar, tentativë që e ka bërë politikisht dhe tani do që ta bëjë me ndryshime të njënashme kushteteuse. Për këtë të fundit, Opozita e Bashkuar është e qartë, kjo është e papranueshme dhe përbën një kërcënim real, të rëndë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe natyrisht për intgrimin europian të vendit”.

Basha tha se këtë qëndrim dy personat e mandatuar nga opozita, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, do ta parashtrojnë gjatë mbledhjes së Këshillit Politik.

“Marrëveshja e 5 Qershorit e cila më në fund u votua ditën e djeshme në Kuvend është një bazë për garantimin e zgjedhjeve normale. Nuk është ajo që dëshironim ne, por një marrëveshje e arritur me ndihmën e partnerëve tanë. Opozita refuzon çdo ndryshim unilateral që prek zgjedhjet. Këshilli Politik është i vetmi vend ku mund të diskutohet për çdo shqetësim. Por, duke qenë se PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë para dhe pas 5 qershorit dhe tani mendojnë se po u shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura”./ A2 CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme