I ashpër ka qenë në reagimin e tij kryetari i PD-së Lulzim Basha, teksa flet për një vjedhje të madhe që do të ndodhë sipas tij në kurriz të qytetarëve, nga miratimi i ligjeve për koncesionet e dy rrugëve; Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.
Nga selia e PD-së Basha paralajmëroi deputetët që do të votojnë pro këtyre pr/ligjeve se emrat e tyre do të mbahen shënim, ndërsa shtoi se ata do të hetohen nga Antimafia. Basha, teksa u ndal tek koncensioni i rrugës Milot-Balldren, tha se vlera e saj do të jetë 17 milionë euro.
“Dua të paralajmëroj çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të miratuar vjedhjen me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimaifa. Sot po ju vëzhtojmë dhe do ju mbajmë shënim emrat. Nesër do ju ndjekim këmba-këmbës. Çdo qindarkë dhe çdo pronë do të jetë nën lupën e ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut. Ajo çka votohet sot nga ‘Landfilli’ i Republikës me ligj, pasi ky projekt eshte diskutuar në restorantin luksoz të Ramës, ndërsa në fakt është në pronësi të familjes Kola. Kjo kompani nuk ka kryer asnjë punë. Bardhi Konstruksion SHKP ka kapital 100 mijë lekë. Bëhet fjalë për 1 operator. Ka hyrë në lojë për të futur paratë e pista të drogës, e njëjta skemë si me Unazën e Re. Vlerat e një km në terren fushë, pa asnjë vepër madhore dhe vështirësi, shkon në 17 mln euro për km (rruga Milot-Balldren). Për të kuptuar këtë skemë mafioze të vjedhjes së parave të shqiptarëve dhe pastrimit të parave të drogës, për leverdi të Ramës dhe klientëve të tij, duhet të shpjegohet kjo kosto. Ky projekt u parashikua me vlerën 130 mln euro. Më pas tenderi u hap me shtesë 50 mln euro. Në kontratë vlera shkoi në 216 mln euro dhe me TVSH 260 mln euro. Vlera në pagesat e përgatitura shkon në 40 mln euro më shumë. Të dashur qytetarë formula e vjedhjes së parave tuaja është e thjeshtë; fryhen kostot dhe ato shtesat i merr Rama dhe klientët e tij. Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, grabitës psiqik. Çdo koncesion dhe kontratë korruptive ka një destinacion; xhepat e Ramës pa asnjë përfitim për qytetarët”, -tha Basha.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...