Në harkun kohor të 24 orëve, Lulzim Basha doli sërish para mediave këtë herë për të lëshuar akuza të forta ndaj autoriteteve shtetërore jo vetëm për abuzim, por edhe fshehje te viktimave të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
Organit të akuzës i kërkoi të merrte të pandehur dy zyrtarë të lartë.
Basha: Nga të dhënat zyrtare kemi krize që thellohet dhe një numër rekord infektimesh, te cilat manipulohen dhe falsifikohen, numri i infektimeve është shumë me I madh se raportohen. Dje mediat raportuar se edhe drejtori i ndjere bashkise se Tiranes që ndërroi jetë pasi i kishte ndërruar jete i ati nuk ishte raportuar. Prokuroria duhet të kishte filluar hetimet për mosveprimet e Edi Ramës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Aleatja e tij, kryetare e LSI ka lajmëruar se nuk do i bindet urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim duke ja kaluar faturën e gjobave që do marrë bashkëshortit President. Edhe pse nuk është dakord me vendimin e qeverisë, Lulzim Basha la të kuptohet se do e zbatojë vendimin.
Basha: Maskën unë personalisht e kam mbajtur dhe ju kam këshilluar ta mbani shumë kohë më parë. mosmarrja e masave nga qeveria nuk mund të fshihet nga gjobat për maskat. Nuk ka masa reale si vendet e rajonit si Kosova dhe Maqedonia, Edi Rama mosmarrjen e masave e fsheh pas maskave.
Ndryshe nga sa bën Edi Rama, Lulzim Basha la të kuptohet se nuk humb asnjë dalje kundërshtarit politik për të cilin tha se po shet premtimet e vjetra si të reja.
Basha: Premtimi për heqjen e akcizës është premtimin 2013 dhe e bën prape sic e bën prape sot gomari po fluturon. as familja e vet se beson.
Lulzim Basha ripërsëriti edhe një herë planin e tij për rimëkëmbjen nga kriza e shkaktuar nga pandemia, duke theksuar se zbatim i tij shmang një mbyllje të dytë fatale për vendin.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...