Kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila pak orë më parë apeloi që nesër gjatë protestës opozitare të gjithë aktorët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin dhunën.
Basha nga ana e tij thotë se nuk do të komentojë deklaratën e tyre, ama kërkon që ata të mos bëhen palë me asnjë person apo parti politike. Këto deklarata ai i bëri pas takimit me Ministrin e Jashtëm Çek.
“Nuk komentoj deklaratat e ambasadave meqë më pyesni.Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës. Probleme të cilat i shprehu qartë edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para ditësh. Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngritur zërin. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar që e vetmja mënyrë për të garantuar ndarjen e së keqes, është protesta. Këtë e tregoi protesta e Teatrit, këtë e tregoi protesta e banorëve të Unazës, këtë e tregoi protesta e Studentëve, këtë e tregoi protesta e 16 Shkurtit dhe protestat e tjera që pasuan, këtë do e tregojë edhe protesta e së nesërmes, për të cilën kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha, një nga bashkimet më të mëdha të qytetarëve, për të ndalur të keqen dhe për të hapur derën e mbyllur të Europës”,- tha Basha.
Ndër të tjera kryedemokrati shtoi: “Bashkë do ta hapim derën e mbyllur të Europës dhe duke hapur këtë derë, përmes vlerave europiane do të rikthejmë mundësitë dhe shanset për liri, për mirëqenie dhe për zhvillim për çdo shqiptar”,- vijoi ai.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...