Ka përfunduar takimi i dytë i Lulzim Bashës me aleatët e djathtë, i mbajtur këtë të martë në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Mësohet se gjatë takimit, Basha ka njohur aleatët me propozimet e zyrtarit amerikan Brian Hoyt Yee për zgjidhjen e krizës politike, raporton TCH
Në përfundim ka qenë kryetari i PAA, Agron Duka që ka deklaruar për mediat se, opozita po shqyrton paketën “McAllister”.
“U mor në shqyrtim paketa McAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama, siç ishte zv/kryeministri etj, e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash, pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik. Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin, pasi ndërkohë është caktuaar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjikshme sigurisht, se nuk mund të kërkojmë një vit”, ka deklaruar Duka.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...