Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbështet idenë e presidentit Ilir Meta për referendum.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se referendumi është një nga pesë pikat e platformës së opozitës së bashkuar.
Pyetje: Mazhoranca ka marrë një nismë për ndryshim ligjor në Kushtetutë, ndërkohë që Presidenti Meta po flet për një Referendum. Si e shikoni nismën e Presidentit dhe a do jeni pjesë e tubimit me datë 8 dhjetor?
Basha: Patjetër që mbështesim idenë e Referendumit. Është një nga pesë pikat e platformës sonë. Prej fillimit të shtatorit, platforma e opozitës së bashkuar, një ndër çështjet kryesore është ajo e Referendumit, pra e demokracisë direkte.
Është çështje për të cilën unë personalisht jam organizuar prej 2 vitesh e gjysmë dhe patjetër që jemi në mbështetje të Referendumit si një mekanizëm i demokracisë direkte.
Presidenti ka paralajmëruar nisjen e një dialogu të tij me shqiptarët, natyrisht do ishte këshilla ime jo vetëm për politikanët, por të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të jenë në kontakt me qytetarët siç kam filluar dhe unë ‘Rrugëtimin me Shqipërinë’ prej 3 javësh dhe do ta vazhdoj dhe mirëpres çdo përpjekje të vërtetë të një kontakti të drejtpërdrejtë të autoriteteve institucioneve, në këtë rast siç është Presidenti dhe të gjithë atyre që kërkojnë votën dhe besimin e shqiptarëve./oranews.tv/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...