Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi në lidhje me arritjen e marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.
Basha u shpreh se kjo marrëveshje tashmë do të sjellë edhe integrimin në NATO të Maqedonisë Veriore dhe më pas rrugën e përbashkët me Shqipërinë drejt BE-së.
“Personalisht dhe ne emër te Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen midis kryeministrave Tsipras dhe Zaev, lidhur me emrin e fqinjit tone lindor, nga sot Maqedonia Veriore.
Kjo marrëveshje si akt i pjekurisë politike u jep merite dy qeverive dhe faktorëve politike vendas dhe ndërkombëtare qe i mbështeten duke përmbyllur ne këtë mënyre një teme te zgjatur kontesti ne rajon.
Personalisht dhe ne emër te Partisë Demokratike duke uruar finalizimin me sukses te kësaj marrëveshje per zgjidhjen e pengesës se fundit, shpreh besim ne përmbylljen sa me pare te anëtarësimit ne NATO te Maqedonisë Veriore, dhe me tej për udhëtimin se bashku drejt procesit plot sfida dhe shprese te integrimit ne BE te dy vendeve tona”, shprehet Basha.
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...