Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh të hënën në përfundim të një takimi me përfaqësueses të Institutit Ndërkombëtarë Republikan, se PD është në një proces modernizimi dhe është partia e parë në Shqipëri që do të zgjedh kandidatët e saj për Kuvendin e ardhshëm me parimin një anëtarë një votë.
‘Po avancojmë në rrugën tonë për demokratizimin e PD-së. Takimi i sotëm ishte me ekspertë të NDI-së dhe ekspertët nga Uashingtoni. PD do ti zgjedhë kandidatët për deputetë me procesin ‘një anëtar një votë’. Ky është një proces që nuk ka ndodhur më parë as në Shqipëri dhe as në Ballkan. Ky model është modeli i transparencës dhe llogaridhënies. Ne do ta nisim nga vetja këtë proces’, u shpreh ndër të tjera Basha.
Basha iu përgjigj interesit të mediave, lidhur me qëndrimin e aleatëve të PD. “Nuk ka asnjë mospërputhje midis qëndrimeve të PD-së dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë atë në ditët në vijim në mënyrë publike”, tha Basha.
“E kemi diskutuar edhe me aleatët tanë. Një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë edhe pikat e programit tonë, pra ka një përputhje totale ndaj të jeni të sigurt se koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara”, shtoi ai.
“Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme sepse kryesorja është kjo: zotimi i të gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re, politike, numerike dhe morale në vend është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje, jo një tjetër farsë kriminale. Kusht i padiskutueshëm për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveria tranzitore, e cila do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacion në ditët në vijim”, përfundoi Basha./tch/
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban