Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Amfiteatrin antik të Durrësit deklaroi se beteja për të nderuar historinë e shqiptarëve, është kutia e votimit, ku shqiptarët duhet të zgjedhin për veten e tyre dhe të ardhmen e vendit tonë.
“Jemi në një amfiteatër ku është jetësuar historia e flamurit tonë kombëtarë, tashmë jemi në një betejë tjetër, atë të rikthimit të dinjitetit për flamurin tonë kombëtarë”, tha Basha.
Sipas tij, në vendin tonë luftohet me çmimet më të larta në Ballkan, ndërkohë që rroga mesatare është më e ulëta në Ballkan.
“Fshati shqiptar ka humbur shpresën. Fermeri nuk ka të ardhur. Studentët nuk kanë të nesërme. Oligarkët kanë në dorë fatin e gjithkujt, por ne, Durrësi dhe e gjithë Shqipëria do të reagojë ndaj kësaj dhe do të çlirojë Durrësin nga bandat e Gjushit (Vangjush Dako) dhe Shqipërinë nga bandat e Ramës”, tha Basha.
Kreu i PD tha se i vetmi koalicion që mund t’i kthejë dinjitetin e humbur vendit është Partia Demokratike.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...