Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha këtë të diel se ky subjekt do të propozojë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese, që sipas tij do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve.
“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE-së”, shprehet Basha, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.
Ai akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po mban Shqipërinë në vendnumëro në procesin e integrimit Europian.
“Vendi udhëhiqet nga një njeri dhe një grup njerëzish që kanë vënë interesat e tyre personale, pushtetin e tyre personal dhe lakminë e tyre për t’u pasuruar dhe për ta mbajtur këtë pushtet në mënyrë të paligjshme mbi interesat e çdo shqiptari”.
Partia Demokratike ka propozuar për ndryshime në Kushtetutë, Vetting të politikanëve, rikthim të koalicioneve parazgjedhore dhe ndryshime në reformën territoriale, duke kërkuar rikthim të komunave./tch/
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...