Basha: PD do të paraqesë në Kuvend rezolutë që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë dhe Kosovë

13:30 | 11 Korrik 2021
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) në Republikën e Shqipërisë, Lulzim Basha, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Ai ka thënë se PD do të paraqesë në Kuvend një rezolutë e cila do të dënojë gjenocidin në Srebrenicë por edhe gjenocidin serb në Kosovë.

“Masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar. Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin mbi të cilin Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë në Kuvend një rezolutë”, ka shkruar Basha në Twitter./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme