Premtim që ia dha Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Lulzim Basha u zotua se do ta mbajë edhe përpara banorëve të Kalimashit, të cilët kishin dalë ta prisnin në hyrje të tunelit.
Rruga e Kombit për të është një nga sfidat e tejkaluara nga demokratët dje në qeveri dhe njëherazi një projekt madhor për Shqipërinë.
“Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai vuri traun! Sot dua t’jua përsëris jo vetëm banorëve të qarkut të Kukësit por çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, se vota më 25 prill për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese midis Shqipërisë dhe Kosovës”.
Rrugës për në Kukës ku vijoi fushatën elektorale u ndal edhe në bustin e poetit Havzi Nela. E njëjta pritje si në Kalimash iu rezervua edhe në qytetin e Kukësit. Kryeministrin e akuzoi se në 8 vite qeverisje nëpërkëmbi kuksianët.
“Për 8 vite të gjatë qeveria e kryeministrit në ikje e ka shkelur Kukësin me këmbë, kanë shkatërruar ekonomitë tuaja familjare, u kanë nëpërkëmbur, tallur, përbuzur mençurinë legjendare të kësaj treve. Por i kanë bërë hesapet gabim. Ora e llogarisë po vjen. 25 prilli është dita e ndryshimit.”
Premtoi se nesër në qeveri ka gati projekte edhe për të rinjtë e këtij qyteti që zgjidhje shohin emigrimin.
“Ju jap fjalën se një nga inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin më të shquar në këtë fushë në Austri do të hapet këtu në Kukës. Rinia nuk behet duke i thënë ju ikni se do marr nga Bangladeshi”.
Pas takimeve me qytetarë e biznese, ndalesën e radhës e pati me minatorë të Kalimashit.
“Vettingu do u duket si shëtitje në park, sepse politika këtë pasuri të Shqipërisë e ka vjedhur dhe e ka ndarë me një grusht njerëzish”.
Edi Ramën nuk hezitoi ta krahasonte me një pushtues, teksa e akuzoi se ka grabitur pasuritë e shqiptarëve. Pas 25 Prillit u angazhua se pasuritë e nëntokës do t’i kthejë në benefite përmes investimeve të huaja.
Me planin ekonomik tha se do të ulë jo vetëm taksat, por do të nxisë edhe rritjen e punësimit, duke e nxjerrë ekonominë nga kriza./tvklan
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...