Basha: Paketa e qeverisë e paplotë, ndihma ekonomike të jepet deri në fund të muajit

22:01 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mirëpret vendimin e qeverisë për disbursimin financiar për familjet në nevojë si pjesë e paketes financiare për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në këtë kohë.

Në një intervistë me skype për gazetaren Sonila Meço në emisionin “Tempora” transmetuar mbrëmjen e sotme, kryetari i PD-se Basha e quan si hap të parë, “i mirë” por jo i mjaftueshëm dhe nënvizon se “kjo pagesë të bëhet në fund të muajit nëse jo familjet nuk do të kenë mundësi të kalojnë muajin.”

Basha ndër të tjera nënvizon se qeveria duhet të japë përgjigje shumë pyetjeve lidhur me këtë paketë.

Sonila Meco: Sot kryeministri doli dhe premtoi se do të paguajë direkt të vetëpunësuarit me dyfishin e rrogës së deklaruar mujore si dhe të dyfishojë pagesën mujore për familjet në ndihmë ekonomike, si e komenton kryetari i PD-së?

Lulzim Basha: Është një hap i parë i mirë të cilin e përshëndes por është një hap i pamjaftueshëm. Prej dy javësh i kemi kërkuar të veprojë pa vonesë, sepse cdo ditë që kalon në këto kushte ku bëhet fjalë për dhjetra mijëra biznese të mbyllura kemi rënie në pikiatë të konsumit që dëmton shëndetin e ekonomisë dhe i përcjell efektet e kësaj sëmundje të ekonomisë në cdo familje. Më në fund paketa ka ardhur por është e paplotë. Mirëpres hapin e parë për ndihmë ekonomike për 30 mijë familje por nëse kjo ndihmë nuk u shkon kjo llogari në fund të muajit, të 30 200 familje në fund të muajit ata nuk do të kenë mundësi të përballojnë muajin tjetër. Prandaj duhet të kalohej nga fjalët tek veprat. Duhet patjetër që kjo pagesë në fund të muajit të përfundojë tek 30 200 familjet.

E shoh shumë vështirë me kapacitetet me të cilat po punohet tani nëse dot ë realizohet apo jo, pasi nuk e dimë, ndërkohë që numri i bizneseve që janë mbyllur është shumë më i madh.Si do të detajohet? Kush do të përfitojë? Pse nuk do të përfitojnë të tjerët, këto pyetje duhet të japë përgjigje një orë e më parë.

Sa i takon mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur dje nga Presidenti Ilir Meta, Basha tha se e ka pranuar ftesën në emër të opozitës së bashkuar për të dhënë kontributin maksimal për kapërcimin e situatës së vështirë për të gjithë shqiptarët./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme