Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka thënë të martën në Tiranë gjatë një takimi shefit të diplomacisë italiane Angelino Alfano, se qeveria teknike është mënyra e vetme për të dalë nga kriza, ndërsa ka potencuar se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane.
Në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe mbështetjen që Italia ka dhënë dhe po jep në proceset integruese në Shqipëri.
“Qeveria teknike është mënyra e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar votë të lirë e të ndershme, sipas standardeve evropiane. Integrimi evropian është proces jetësor për Shqipërinë dhe pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë Shqipëri evropiane”, ka thënë Basha.
Lideri i PD-së nënvizoi se këto standarde evropiane mund të realizohen vetëm duke pasur një qeveri teknike që do të punojë për dekriminalizimin, luftën kundër drogës, krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe zbatim të reformës në drejtësi.
Po ashtu, Basha përcolli me shqetësim dhe moszbatimin e ligjit të dekriminalizimit nga qeveria, si dhe faktin që akoma në parlament, në bashki dhe në poste publike, ka persona me rekorde kriminale.
Ndryshe, ministri italian Alfano ndodhet për një vizitë në Shqipëri ku është takuar edhe me ministrin e Jashtëm Dtmir Bushati dhe presidentin Bujar Nishani./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën