Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë akuza të forta për kryeministrin Edi Rama në një intervistë për gazetaren Sonila Meço në Ora News.
“Këta që na drejtojnë janë pengje të oligarkëve, janë pengje të krimit, janë pengje të kapareve dhe pazareve të pista. E mbani mend projektin “Fusha”? Ai ndërthur 3 elemente: Një kompani kliente të bashkisë dhe qeverisë, një ish-prokuror të Tiranës që mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fushën dhe një klan mafioz droge, Sulejman Fushën në Spanjë.
Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt. Këta janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin. Kjo është Shqipëria sot, ky është kryeministri dhe kryetari i bashkisë. Është një qeveri , një kryeministër dhe një kryetar bashkie në duart e krimit dhe të mafias dhe s’ka si të jetë ndryshe.
Marrëdhënia me botën e nëndheshme është e tillë, nuk mund të rrinë të dy me një karrige. Ose do të kesh vlera morale dhe do të udhëheqësh me vlera morale dhe padyshim mund të bësh dhe gabime në qeverisje dhe qytetarët do të vlerësojnë për të mirat, do të gjykojnë për gabimet, prandaj duhet të kemi proces normal zgjedhor.
Po në qoftë se bën aleancën me krimin, atëherë krimi do të udhëheqë, krimit do ti shërbesh, peng i krimit do të jesh. Dhe kjo është situata ku kemi ardhur, kjo është beteja që kemi nisur. Prandaj çdo sakrificë ia ka vlejtur, edhe sakrifica e daljes nga parlamenti i krimit, se tani ka një zgjim të madh, ka një bashkim të madh dhe unë do të doja shumë që prej këtej e tutje mos të merremi më me këtë kufomë politike, por bashkë me shqiptarët të ravijëzojmë rrugën përpara” – tha Basha.
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë