Pak çaste më parë përfundoi mbledhja 4 orëshe e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ndërsa në të rreth 50 minuta mësohet se ka zgjatur një video-konferencë e kreut te PPE-se Joseph Daul dhe komisionerit Johannes Hahn.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha foli menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, duke ngulmuar në kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe largimin e Edi Ramës.
“Qeveria teknike është zgjidhje për ne deri më sot, nëse ka zgjidhje të tjera atëherë jemi të gatshëm t’i diskutojmë. Ofrova pushtetin dhe mundësitë e mia personale, gjithçka, me qëllim e vetëm arritjen e një marrëveshje politike që do të siguronte votën e lirë të shqiptarëve, por deri më sot nuk kemi pasur asnjë propozim të vetëm nga qeveria dhe kryeministri”, tha Basha.
“Nuk kemi kërkuar dhe nuk e pranojmë pushtetin në tavolinë. Në negociata shkojmë vetëm me kushtin për qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër. Largimi i tij mjafton për ti hapur rrugën një qeveria teknike. Ai mban peng një komb të tërë”, u shpreh kreu i opozitës.
“I jemi përgjigjur pozitivisht thirrjes së Presidentit për negociata, tha Basha. “Që ditën e nesërme jam i gatshëm të diskutoj për zgjidhje”, tha Basha.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...