Lulzim Basha u takua me banorë dhe biznese në Peqin për tu folur nga afër mbi planin e tij të qeverisjes.
Interesit të njërit prej tyre mbi një marrëveshje të mundshme pas zgjedhjeve me Edi Ramën, Basha iu përgjigj: “Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. Jo se, e keni parë që thotë: Është çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit. Po pse, kë do mbajnë, tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim, nuk e lë më asnjë ditë Republikën e Vjetër”.
Në Peqin, kreu i demokratëve ngjiti i pari pullën fiskale të bizneseve të prezantuara nga Republika e Re, që, sikurse tha, i mban tatimorët larg ambienteve të tyre me ligj.
“Vendosim këtë pullën dhe po u fut inspektori këtu, do ta pijë e zeza, do të shkojë në prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione, as për pllaka, as për palma, por tek brezi i ri, pensionistët dhe shtresat në nevojë. Por, që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë”, u shpreh Basha.
Më pas, në takimin me simpatizantët, u foli për ekipin e tij që do të drejtojë shtetin dhe sigurinë që do të ofrojë për qytetarët.
“Ndahemi nga krimi dhe kriminelët në politikë në radhë të parë. Do të marrin fund kriminelët në politikë, s’ka për të pas më kriminelë në politikë. Ata që i rren mendja, ta dinë mirë se i kanë orët e numëruara. Vendimi është marrë”, theksoi Basha.
Në fund, nuk mungoi as mesazhi, gati biblik, për secilin: “Mos lini derë pa trokitur, pa u çuar lajmin njerëzve. Republika e Vjetër ka marrë fund, është marrë vendimi”.
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti