Me zgjedhjet elektorale në prag dhe në mungesë të një zgjidhje politike në horizont, Lulzim Basha nga juglindja e vendit ashpërsoi tonet teksa paralajmëroi jo vetëm kundërshtarin politik, por edhe ndërkombëtarët se më 30 qershor nuk do të lejojë të mbahen zgjedhjet.
“Më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale. Çdo tentativë për një proces fals të diktuar nga krimi do të përballet me rezistencën totale lagje më lagje, kuti votimi për kuti votimi… Nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor”, tha kreu i PD-së.
Lulzim Basha foli për një ndryshim të thellë të sistemit politik, ndërsa për herë të parë u shpreh i hapur edhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor, por me një kusht: çdo ndryshim të kalojë përmes referendumit.
Në zonën elektorale ku Klevis Balliu mori mandatin e deputetit, Basha akuzoi Ramën se ka urdhëruar burgimin politik të eksponentëve të Partisë Demokratike.
“Dua t’ju përcjell sot përshëndetjet e deputetit Klevis Balliu, i cili mbahet sot në arrest politik me urdhër të drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë: Sandër Lleshaj, Ardi Veliu dhe kriminelit në krye të Policisë së Tiranës. Mbahet në burg me urdhra të drejtpërdrejt politikë ndaj prokurorëve të kapur e të nënshtruar. Mbahet për të vetmin faj se kur me urdhër të banditëve iu vërsulën nënave dhe baballarëve që po mbronin shtëpitë e tyre, i spërkatën me gazin djegës dhe lotsjellës, Klevis Balliu ndodhej në krahun e qytetarëve për t’i mbrojtur nga dhuna. Ky është krimi i vetëm i Balliut, se është në krahun e qytetar”, deklaroi Basha.
Lulzim Basha u ndal edhe në Devoll, në një takim me fermerë të kësaj zone, ku shpalosi shtyllat kryesore të Partisë Demokratike për bujqësinë.
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...