Shpjegimin e programit ekonomik të Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi me një çift pensionistësh nga Tirana, me të cilët ndau angazhimin që tha se do t’i qëndrojë deri në fund për ta përmbushur rritjen e pensioneve me 5%.
“Me këtë lloj rritje ne shpresojmë që brenda një kohe jo të gjatë, pensionet shqiptare në tërësi mesatarja e tyre të kap dhe të dal mbi mesataren e pensioneve të rajonit. Se përllogaritet që janë afro 650 mijë pensionist. Pensionet shumica prej tyre i kanë në nivelin e mbijetesës”.
Edi Rama ia ironizoi një ditë më parë programin e pagëzuar me sloganin “Shqipëri fiton”, por Lulzim Basha i kujtoi dështimet në 8 vite qeverisje.
“Në momentin që ne kemi dalë me këtë plan njerëzit e kanë kuptuar fare mirë që bëhet fjalë për një plan të realizueshëm. Dhe po të shikoni kanë dy ditë, që kur kemi nxjerrë planin, që e sulmojnë planin. Pse? Sepse plani ju kujton njerëzve që për 8 vite, 650 mijë pensionistë i lanë në baltë. Pensionet nuk i rritën as sa inflacioni. Çmimin e energjisë që premtuan që do ta ulnin jua rritën”.
I bindur se ndryshimi do të vijë nga vota e shqiptarëve në 25 prill, Basha thotë se plani ekonomik i demokratëve i përgjigjet nevojave të qytetarëve duke synuar rimëkëmbjen e vendit./tv klan
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...