Google ADS

Basha nis komunikimin në Instagram, pyetja për të rinjtë

16:31 | 15 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur komunikimin nga Instagrami me të rinjtë shqiptarë, duke u drejtuar pyetjen se ‘çfarë do të bënin nëse do ishin për një ditë Ministër Arsimi”.

Basha thekson se ka në prioritetet e ti e planin për rritjen e cilësisë së arsimit. Pas nismës ‘Po të Dëgjoj”, ku Basha shkon në çdo shtëpi apo biznes, ky është hapi tjetër i Bashës për të marrë mendimet dhe sugjerimet e qytetarëve.

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le të nismim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?”, shkruan Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme