Pas dështimit të negociatave Edi Ramën, Lulzim Basha ashpërsoi fjalorin nga çadra e protestës. Ashtu siç pritej, foli për Kavajën, ku Partia Socialiste pritet të zgjedhë kryetarin e ri të Bashkisë vetëm me kandidatin e saj.
Basha e konsideroi Kavajën, fushëbetëjë dhe foli për përballje duke paralajmëruar atë që pritet të ndodhë në 7 maj në këtë qytet, ku siç tha ai “zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë”.
“Koha për ta zgjidhur me dialog po shkon drejt mbarimit. Më mirë vonë se kurrë. Çdo minutë reflektim është i mirëpritur. Por duke nisur nga sot, kjo lëvizje e madhe popullore bëhet gati të shtrihet dhe çlirojë rrugët e Republikës së Vjetër përmes një aksioni të përshkallëzuar dhe akteve të mosbindjes civile.
Votime pa opozitën nuk do të ketë. Zgjedhje të diktuara nga krimi nuk do të ketë. Javën e ardhshme nis bashkimi i armatave paqësore të Republikes se Re. Fushëbeteja jonë e parë dhe fitorja e parë kundër zgjedhjeve fasadë është Kavaja e lirisë dhe demokracisë.
Protestues të lirisë, qytetarë dhe qytetare le te bashkohemi në marshimin e javës që vjen qytet më qytet, qark me qark në Tiranë dhe Kavajë për t’i treguar Shqipërisë se ky vend ka zot qytetarët e tij dhe jo qeverinë e kapur nga krimi.
Të gjithë bashkë do përballemi dhe do fitojmë betejën tonë për Kavajën dhe Shqipërinë”.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...